QENDRA KOMBËTARE TERAPEUTIKE DHE REHABILITUESE PËR FËMIJËT
Njoftim për vend të lirë pune
Në mbështetje të Ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”(i ndyshuar), Ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
Vendimit nr. 325, datë 26.06.2000 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Qendrës Kombëtare “Për Mirërritjen, Zhvillimin dhe Rehabilitimin e Fëmijëve”,i ndryshuar si njësi buxhetore e veçantë ”;
Urdhrit nr.4906/1, datë 14.12.2020, të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Qendrës Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët Tiranë”
SHPALL:
– 1 (një ) vende vakant për pozicionin “ Sanitare ”
KËRKESA TË POSAÇME:
1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm te përgjithshëm
2. Të ketë përvojë pune ;
3. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna;
4. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, si dhe për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose ndaj tij/saj të mos ketë nisur një hetim penal;
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
1. Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, aftësi të mira profesionale, etikë të lartë dhe aftësi të mira komunikuese;
2. Kandidatët duhet të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrat përkatëse;
3. Të ketë nënshtetësi Shqiptare;
4. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë.
Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumenteve (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar.
Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
6. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive (referenca) apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 16.04.2026 pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, të institucionit Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët”, në adresën: Rruga “Haki Stërmilli, Kombinat Tiranë”.
Kandidatët të cilët vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, do të njoftohen për zhvillimin e konkursit në datën 17.04.2026 në orën 10:00