Tema e zhvilluar sot ishte: “Menaxhimi i Stresit tek Prindërit e fëmijëve me Probleme të zhvillimit”. Aspekti psikologjik dhe pjesa infermierore referuar.
Si e menaxhojnë stresin dhe situata e ndryshme.
Disa sugjerime për praktika të shëndetshme për të menaxhuar stresin. Pritshmëritë që kanë patur dhe si kanë ndryshuar ato me kalimin e kohës dhe pas nisjes së trajtimit të fëmijës.
Pranimi i realitetit dhe i kufijve për mundësitë e ndryshimit, oraret dhe struktura që duhet ndërtuar me fëmijën për një trajtim sa më të mirë.
Nënat shprehen se fëmijët e tyre kanë patur progres të ndjeshëm të fëmijës pas trajtimit në qendër.
Vëmendje ju kushtua edhe kujdesit që nënat duhet të tregojnë për veten e tyre, në mënyrë që të jenë sa më të qeta dhe t’i ofrojnë shërbim sa më të mirë fëmijës.
Cilat kanë qënë shenjat e para dhe pyetje se cili ka qënë qëndrimi i nënave.
Reagimet fizike dhe emocionale tek nënat gjatë procesit të marrjes së informacionit dhe vijimit të trajtimit të fëmijës.
Gjithashtu aspekti infermieror theksoi disa nga hapat e menaxhimit të stresit si psh: marrja e informacioneve, aktivitetet sportive, mbështetja emocionale, ushqyerja e shëndetshme, këshillimi me psikologun etj.


