Në seancën e rradhës së psikoedukimit me nënat u zhvillua tema: “Menaxhimi i stresit tek prindërit e fëmijëve me probleme të zhvillimit”.
Nis në formë bashkëbisedimi lidhur me përjetimet e para të nënave dhe menaxhimi i situatës nga ana e tyre. Vështirësitë për ta pranuar problemin e fëmijës.
U theksua nevoja dhe kujdesi që nënat duhet të tregojnë për veten, në mënyrë që të jenë sa më të qeta dhe t’i ofrojnë shërbim sa më mirë fëmijës, të mos e përcjellin shqetësimin dhe stresin tek fëmija.
U trajtuan edhe disa problematika që lindin në familje lidhur me përshtatjen e fëmijëve të tjerë, vëlla- motër me fëmijën që merr shërbim.


