Në kuadër të projektit të Qktrf Kombinat Tiranë , në bashkëpunim me Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjithashtu në bashkëpunim dhe me mbështetjen e zyrës së UNICEF Albania në Tiranë, u përmbyll me sukses java e dytë e trajnimit për grupin e dytë me 33 pediatër me temën: “Diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme në Çrregullimin e Spektrit të Autizmit, ADHD dhe vonesat në zhvillim”.
Trajnimi u zhvillua në një atmosferë dinamike dhe interaktive, duke kombinuar diskutimet me prezantimet praktike.
U vu theksi në rëndësinë e:
-Njohjes së hershme të shenjave të çrregullimeve të neurozhvillimit
-Kuadrit ligjor që udhëheq proçesin e referimit dhe ndërhyrjes
-Rolit qendror të pediatrit për identifikimin e hershëm dhe referimin për vlerësim të specializuar