U përmbyll me sukses dita e parë e trajnimit për pediatrit me temë “Diagnostikimi dhe ndërhyrja e hershme në Çrregullimin e Spektrit të Autizmit, ADHD dhe vonesat në zhvillim”.
Dita e parë e trajnimit u zhvillua në një atmosferë dinamike dhe interaktive, duke kombinuar referime, diskutime dhe prezantime praktike.
Trajnimi theksoi rëndësinë e:
-Njohjes së hershme të shenjave të çrregullimeve të neurozhvillimit
-Kuadrit ligjor që udhëheq proçesin e referimit dhe ndërhyrjes
-Rolit qendror të pediatrit për identifikimin e hershëm dhe referimin për vlerësim të specializuar
Një ditë e parë me shumë vlerë, që forcon bashkëpunimin ndërdisiplinar dhe investimin në shëndetin mendor të fëmijëve në Shqipëri.